×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kina kundër Izraelit: Zgjidhja me dy shtete, drejtimi i duhur për çështjen palestineze

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2020

    Kina e ka rikonfirmuar përkrahjen e saj për çështjen e Palestinës dhe për kthimin e të drejtave legjitime për popullin palestinez.

    Gjatë një konference për gazetarë të mërkurën, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying, tha se vendi i saj beson që çështja palestineze është e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin rajonal, drejtësinë ndërkombëtare dhe ndërgjegjen njerëzore.

    “Komuniteti ndërkombëtar duhet të qëndrojë pas së drejtimit të duhur të “zgjidhjes me dy shtete” dhe të përpiqet që ta promovojë procesin e paqes në Lindjen e Mesme mbi bazën e rezolutave përkatëse të Kombeve të Bashkuara, parimin e “tokës për paqe” dhe konsensuseve tjera ndërkombëtare”, tha kjo zyrtare.

    Ajo shtoi se Pekini e ka ndjekur për së afërmi çështjen palestineze dhe i ka përkrahur përpjekjet që lidhen me zgjidhjen paqësore të çështjes, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

    “Si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe si vend i përgjegjshëm, Kina ka vullnet që ta vazhdojë punën me komunitetin ndërkombëtar për përpjekje për realizim të hershëm të një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe afatgjate për çështjen palestineze”, shtoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës.

    Ajo gjithashtu njoftoi se Kina do të vazhdojë të ofrojë asistencë për Palestinën në luftën kundër pandemisë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i tha Fox News të martën vonë se Ukraina do të humbiste luftën nëse Uashingtoni, mbështetësi i...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Me përfundimin e vitit 2024, në vende të ndryshme të botës planifikohen ndryshimet për vitin e ardhshëm. Në këtë artikull gjeni disa...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Ditën e sotme janë futur në ambientet e Presidencës 4 përfaqësues të partive të vogla duke nisur në këtë mënyrë konsultimet e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Me përfundimin e vitit 2024, në vende të ndryshme të botës planifikohen ndryshimet për vitin e ardhshëm. Në këtë artikull gjeni disa...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu, përmes një postimi në “Facebook”, thekson se gjykata Kushtetuese në Serbi ka refuzuar...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Po vazhdon gjykimi në Gjykatën Speciale të Hagës. Sot ka vazhduar dëshmia e dëshmitarit 105. Ai është me masa mbrojtëse, mirëpo në...
    Lajme20 Nëntor 2024
    2 mijë e 74 gjoba trafiku janë shqiptuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Sipas raportit policor përgjatë kësaj kohe kanë...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ndarë një fotografi të rrallë në llogarinë e tij në Facebook. Ai shihet pranë...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ushtarë të FSK-së kanë kryer një stërvitje me ushtarët amerikanë dhe gjermanë që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR në një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.