Pas krizës së krijuar nga pandemia COVID-19, tashmë Kina ka filluar rimëkëmbjen ekonomike.
Ekonomia e dytë më e madhe në botë shënoi rritje me 4.9% në periudhën korrik-shtator.
Sidoqoftë pritshmëritë e ekonomistëve për rimëkëmbjen ekonomike janë 5.2%, ndërkohë që Kina po udhëheq këtë fushë në të gjithë botën mbi bazat e prodhimit të brendshëm bruto.
Rritja afër 5% është larg nga rënia që pësoi ekonomia kineze në fillim të vitit 2020 kur u shfaq për herë të parë pandemia, raporton ora news.
Për herë të parë Kina në tre muajt e parë të vitit u përball me tkurrje të ekonomisë me 6.8% për shkak të mbylljes totale të vendit, përfshirë edhe fabrikat.