Sasia e naftës së papërpunuar të cilën Kina e ka importuar nga Arabia Saudite është rritur me 95 për qind në muajin maj krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, duke arritur në 9 milionë e 164 mijë tonë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas portalit kinez të lajmeve Sina, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e Kinës njoftoi se vendi ka blerë gjithsej 47 milionë e 970 mijë tonë naftë të papërpunuar në maj, që përfaqëson një rritje prej 19 për qind në bazë vjetore.
Siç raportohet, vendi nga Arabia Saudite ka blerë 9.164.983 tonë naftë të papërpunuar, me një rritje prej 95 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Arabia Saudite zë një pjesë të konsiderueshme në importet kineze të naftës së papërpunuar.
Pas Arabisë Saudite, Kina më së shumti naftë të papërpunuar në të njëjtin muaj ka importuar nga Rusia (7 milionë e 707 mijë tonë), Iraku (6 milionë e 962 mijë tonë) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (3 milionë e 249 mijë tonë).