Platformat e mëdha kineze kanë censuruar një episod të “Friends” për shkak të skenarit “pikant” të tij.
Bëhet fjalë për episodin e parë, ku Ross tregon se gruaja e tij e la për një tjetër grua. Skenat me diskutimet për këtë gjë janë fshirë të gjitha, ndërkohë që janë censuruar edhe biseda të tjera që kanë lidhje me seksin.
Seriali “Friends”, me protagonistë Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer është shumë popullor edhe në Kinë.
Transmetimi i tij në Kinë nisi në platformat Sohu dhe iQiyi, në vitin 2012, pa kurrfarë censure, deri në vitin 2013, kur dhe përfundoi marrëveshja e transmetimit.