Gazetarja Kimete Berisha ka reaguar pas deklaratave të Hoxhajt, se një pjesë e votuesve të PDK-së nuk kanë dalur në votime për shkak të kushteve klimatike.
I menjëhershëm ka qenë statusi i Kimete Berishës, duke e quajtur kryetarin në detyrë të PDK-së, “kastravec”.
Postimi i plotë:
Enver, a po nerth!
Enver Hoxhaj e ka zbuluar se kushtet atmosferike kanë ndikuar tek votuesit e PDK-së.
Tha: ‘Unë mendoj që një pjesë e elektoratit tonë nuk ka dalë të votojë edhe per shkak të kushteve klimatike’
Thuajse votuesit e PDK-së komplet janë me reumë, dhe se ‘Nana Naile’ u dasht m’i organizu zgjedhjet në vend KQZ-së, tuj votu tuj u paritë.
Dhe se votuesit e PDK-së qenkan të përhënur, moti ua dikton atyre nervat dhe disponimin.
Nuk ka qenë ftohtë në qiell, Enver, por ftohtë në zemër.
I keni mërdhi votuesit!
P.S. Rrallë kam pa kësi kastraveci.
https://www.facebook.com/kimete.berisha/posts/3990547257649818