Kim Kardashian ka shpërthyer në lot para kamerës në episodin e fundit të shfaqjes ‘Keeping Up With Kardashians’. Ajo u zbuloi motrave të saj se si ndihej për divorcin nga Kanye West. “Nuk mundem më kështu. Unë e tradhtova”, filloi me lot Kim.
“Ai është një baba i shkëlqyeshëm dhe mendoj se meriton dikë që ta mbështesë çdo lëvizje të tij, të jetë me të dhe ta ndjekë kudo që shkon. Ndihem si një humbëse në fund të një martese 13-vjeçare”, tha ajo dhe motrat e ngushëlluan atë. Kim bëri kërkesë për divorc nga Kanye në fillim të këtij viti, dhe ata më pas vendosën të vazhdojnë të rrisin katër fëmijët e tyre së bashku. Ai, ndërkohë, u transferua në një pronë në Wyoming dhe Kim qëndroi me fëmijët e saj në Hidden Hills./FrontOnline/