×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kim Mehmeti: Rama i rrezikshëm, është diktator i internetit, mosvotimi i Qeverisë së tij dëshmon sa e respekton vetveten

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Në emisionin “Pa maskë”, shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti është shfaqur i ashpër me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Madje, sjelljet e tij i ka krahasuar me një “arushagji të cirkut”. Sipas tij, Edi Ramës nuk i intereson as shteti dhe as populli, por mbi të gjitha, dëshiron të jetë në epiqendër, atij nuk i intereson as shteti e as populli.

    “Kur e shihni se si sillet ai (Edi Rama), me qenë ndonjë i huaj dhe mos me ju tregu dikush se është kryeministër, do të mendoni se është një arushagji ciriku. Se ashtu ai sillet. Nuk i ka hije atij ajo që i ka hije Kimit. Unë nuk i përfaqësoj shqiptarët, nuk e përfaqësoj as familjen time në fund të fundit. Ai i përfaqëson shqiptarët, ai është i zgjedhur, ai është kryeministër i popullit të tij. Atë kush e sheh thotë ky është i pari i shqiptarëve”, ka deklaruar Kim Mehmeti duke shprehur bindjen se një kryeministri nuk i kanë hije disa veprime shkaku i pozitës të cilën e ka.

    Mehmeti ka thënë se në fillim ka menduar se kjo është një strategji e tij për ta shpërqendruar vëmendjen nga problemet reale të Shqipërisë, mirëpo thotë se tani ka ndryshuar mendimin.

    “Kohëve të fundit më duket se ka të bëjë me një mendësi të atillë, se ai (Edi Rama) don të jetë në epiqendër. Atë nuk e intereson as shtet, as popull, ai don të flitet për të dhe fund. Shqipëria le të shkojë ku të dojë, shqiptarët le të shkojnë ku të duan. Ai është “shqipëria” dhe kjo ka të bëjë me kokën e tij… nuk është kjo as PR, as ndonjë strategji. Dhe, njerëzit e tillë janë të rrezikshëm. Ai është i rrezikshëm sepse të tillë janë diktatorët. Diktatorët që të mbeten aty ku janë, ata në fund e dini se çfarë bëjnë, merrni lexoni të gjitha biografitë e diktatorëve, në fund ata shpallin luftë sepse populli varfërohet, nuk kanë më se me çfarë ta gënjejnë… dhe njerëzit thonë se se ky është diktator. Ky është diktator i kohës së internetit. Përderisa diktatorët në komunizëm e kontrollonin të vërtetën, ky e kontrollon gënjeshtrat që përhapen”, ka deklaruar Kim Mehmeti në emisionin “Pa maskë”.

    Sipas Mehmetit, Shqipëria më shumë ishte shtet para 100 viteve sesa që është sot. Ai ka deklaruar se qeveria e Edi Ramës ka nxjerrë gjithçka në shitje në Shqipëri dhe se do ta shiste edhe gjuhën shqipe nëse do të kishte blerës të interesuar, ndërsa “brekushet” e tij do t’i shpallte si veshje kombëtare.

    “Mosvotimi i kësaj qeverie, dëshmon se sa e respekton veteven”, ka deklaruar Kim Mehmeti. Ai ka thënë se Shqipëria më shumë ngjante në shtet para 100 viteve, sesa tani/24-ore.info

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Në 24 orët e fundit, Donald Trump ka shpallur disa zgjedhje të tjera për administratën e tij të re. Kush janë rekrutët...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Mëngjesin e sotëm, një tërmet i fortë ka goditur Turqinë. Mediat raportojnë se tërmeti ka qenë me agnitudë 5.1, ndërsa epiqendra ka...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Qeveria e Kroacisë ka miratuar prokurimin e sistemit turk të dronëve Bayraktar TB2 për Ministrinë e Mbrojtjes, thanë zyrtarët. Në një mbledhje,...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Nga e premtja e datës 15 Nëntor, Comodita Home sjell eventin më të madh botëror të zbritjes Black Friday, me oferta spektakolare...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Zyrtarja e një banke në Mitrovicë, ka njoftuar se janë deponuar 100 euro para të falsifikuara. Në raportin e policisë është bërë...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një vdekjen e një burri në Prishtinë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Një përleshje mes tetë të miturve ka ndodhur në Malishevë, ky dyshohet se janë përdorur edhe armë zjarri. Policia ka bërë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave Hekuran Muratin, dhe drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Massimiliano...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Është zhdukur një vajzë në fshatin Landovicë të Prizrenit. Nëna e saj ka raportuar në polici se vajza është larguar nga shtëpia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.