Kim Kardashian ka zbuluar disa detaje të tjera rreth romancës me Pete Davidson.
Të mërkurën, ylli i “The Kardashians” u shfaq në “Jimmy Kimmel Live!” me motrat Kourtney, Khloe Kardashian, Kendall si dhe nënën Kris Jenner, teksa zbuloi se hera e parë që puthi Davidson ishte në “Saturday Night Live”.
Duke treguar një foto të yjeve të veshur si Aladdin dhe Princesha Jasmine, Kimmel pyeti se ku përfundonte tapeti magjik ku ata ishin ulur.
“Çfarë u bë me këtë qilim? A e keni këtë tani? Duket se duhet”, e pyeti Kimmel, 54 vjeç themeluesen e “Skims”, Kardashian.
Ylli i realitetit vazhdoi të tregojë se Davidson ishte tashmë një hap përpara.
Gjatë intervistës së saj me Robin Roberts, Kim u shpreh se ndihet e lumtur në marrëdhënien e saj me komedianin.
“Unë jam një vajzë e marrëdhënieve me siguri dhe nuk do të isha me dikë nëse nuk do të kisha në plan të kaloja shumë kohë me të”, tha Kardashian.
“Natyrisht, dua të kem kohën time. Por jam shumë e lumtur dhe shumë e kënaqur, dhe është një ndjenjë shumë e mirë vetëm të jesh në paqe”.