Kim Kardashian u pa duke dalë nga një sesion fotografik në Milano me vajzën e saj nëntë vjeçare, North, pranë saj.
Ylli 41 vjeç, bëri një paraqitje mahnitëse e veshur me një palë pizhame nga materiali saten teksa po shkonte drejt një makine ndërsa kamerat e paparacëve vezullonin rreth saj.
Nëna e katër fëmijëve fluturoi në qytetin italian për të marrë pjesë në Javën e Modës në Milano.
Flokët bionde të Kimit ishin të ndarë në mes që i binin poshtë shpatullave.
Bizhuteritë e saj ishin minimaliste, të përbërë nga gjerdan argjendi të hollë që përmbanin një varëse në formë kryqi. Makijazhi i yllit ishte i pastër dhe i thjeshtë.