Kim Kardashian nuk mendohet dy herë kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve të saj.
Themeluesja e Skims kohët e fundit punësoi siguri shtesë për të ruajtur shkollën private të fëmijëve të saj pasi ish-bashkëshorti i saj Kanye West zbuloi emrin e saj në rrjetet sociale, raportoi TMZ .
Kardashian po paguan për sigurinë shtesë, megjithëse për të qenë të qartë nuk është për të mbrojtur fëmijët nga babai i tyre. Ylli i “Kardashians” është e shqetësuar se për shkak se stilisti Yeezy zbuloi emrin e shkollës, dhe çdokush mund të shfaqet dhe të dëmtojë potencialisht fëmijët.
45 vjeçari, u shpreh në një deklaratë në Instagram se si do të preferonte që katër fëmijët e tij – North, 9, Saint, 6, Chicago, 4 dhe Psalm, 3 vjeç – të merrnin pjesë në Akademinë e tij të sapohapur Donda, ku Prindërit thuhet se duhet të nënshkruajnë NDA, pavarësisht faktit se shkolla ende nuk është akredituar nga Shoqata Perëndimore e Shkollave dhe Kolegjeve.
Në fillim të shtatorit, reperi i “All of the Lights” tha se ai dhe Kardashian patën një “bisedë të mirë” për edukimin e fëmijëve të tyre.
Reperi “Heartless” propozoi “idenë” e tij që fëmijët duhet të ndryshojnë shkollimin e tyre- tre ditë në shkollën e tyre private aktuale dhe dy ditë në Donda Academy në Simi Valley, Kaliforni.
“Ky është bashkë-prindërim,” shkroi West. Reperi i tha Tucker Carlson-it se ai nuk është i gatshëm të bëjë “kompromis” kur bëhet fjalë për arsimin.
“Gjithçka që ata bëjnë është të marrin të gjithë fëmijët e të famshëmve dhe t’i hedhin në të njëjtën shkollë,” tha reperi për shkollën aktuale të fëmijëve të tij.
“Tani për tani ne kemi arritur në një kompromis – por nuk kam mbaruar sepse unë nuk bëj kompromis – por kemi arritur në një kompromis që fëmijët e mi të vijnë në shkollën time pas shkollës dhe ata të mësojnë kor.”