Ylli i realitetit Kim Kardashian gjen gjithmonë një mënyrë për të intriguar publikun. Nëse nuk është për shkak të jetës së saj të turbullt të dashurisë, kjo është për shkak të bikinit, të cilat këtë herë janë aq në miniaturë sa që shumë kanë komentuar se kanë nevojë për një llupë për ta parë.
Ajo ndau një seri fotosh në story, në të cilat pozon me bikini të zeza nga koleksioni i ri i markës së saj SKIMS, i krijuar posaçërisht për ditën e Shën Valentinit. Pjesa e sipërme mezi mbulon gjoksin, kurse pjesa e poshtme përbëhet nga shirita të hollë që mezi mbulojnë pjesën më intime të trupit./FrontOnline/