Kim Kardashain thuhet se filloi një marrëdhënie romantike me reporterin 52-vjeçar të CNN Van Jones. Thashethemet thuhet se filluan nga Cindy Adams, një kolumniste e New York Post.
“Ai është shumë i majtë, ai mund të ketë ndikuar edhe në pikëpamjet e saj politike”, tha ajo, ndërsa ekipi i Kimit pretendon se thashethemet janë të pavërteta. Kim dhe Van bashkëpunuan në vitin 2018 në rastin e lirimit të Alice Johnson nga burgu i përjetshëm, dhe shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë, shkruan Daily Mail.
Një vit më vonë, Van u divorcua nga gruaja e tij Jane Carter, me të cilën ishte martuar për 14 vjet dhe Kim bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në shkurt të këtij viti. Opinionet e fansave të saj tashmë janë të ndara. “Njerëzit do të mendojnë se Kanye i shërbeu asaj vetëm për të hyrë në botën e modës dhe se Van do ta përdorë atë për përparimin e tij në ujërat e ligjore”, shkroi një fans./FrontOnline/