Starleta dhe ylli i realitetit më i famshëm në botë, Kim Kardashian, aktualisht ndodhet në Itali dhe ka vendosur të vizitojë edhe Vatikanin. Kim Kardashian vizitoi Pallatin Apostolik, rezidencën zyrtare të Papës, në Vatikan, transmeton FrontOnline.
Me një fustan të bardhë me dantella, shpatulla të zhveshura, por pa një dekolte të madhe, ajo arriti të theksojë format e saj trupore me prerje rreth ijëve dhe një kurriz gjysmë të zhveshur. Sigurisht, ajo tërhoqi vëmendjen e një numri të madh fotografësh. Ajo shoqërohej nga Kate Moss dhe vajza e saj, të cilat zgjodhën tone më të errëta dhe një gardërobë të reduktuar.
Kate Moss, një ish modele, kishte veshur një xhaketë të zezë dhe një fund deri në gju, ndërsa vajza e saj e shoqëroi këmishën e zezë me një fund të gjatë në dysheme. Dhe padyshim se Kim me këtë veshje provokuese dhe seksi, seriozisht mund të rrezikojë shëndetin e Papës./FrontOnline/