Kim Kardashian duket se po ndihet mirë momentalisht sa i përket jetës personale.
Ajo ka gjetur dashurinë pas ndarjes nga Kanye West dhe tani flet publikisht për partnerin e saj, Pete Davidson, shkruan lajmi.net.
Të mërkurën, ylli i “The Kardashians”, 41 vjeçare, u shfaq në “Ellen DeGeneres Show” ku tregoi më shumë për këtë marrëdhënie.
“Mendoj se nuk është zyrtare derisa të postoni”, tha Kardashian me shaka për prezantuesen Ellen DeGeneres.
Në “Instagram” më 11 mars, Kardashian e bëri për herë të parë zyrtare lidhjen me yllin Pete Davidson.
Nëna e katër fëmijëve ndau dy fotografi së bashku me komedianin, i cili është 28-vjeçar, 13 vjet më i ri se Kardashian.
Marrëdhënia me Davidson vjen në mes të betejës së vazhdueshme ligjore me ish-bashkëshortin Kanye West, të cilit i paraqiti kërkesën për divorc në shkurt të vitit të kaluar.
Reperi, 44 vjeçar, vazhdon të komentojë publikisht lidhjen e Kardashian dhe Pete.
Kim në anën tjetër u shpall ligjërisht beqar më 1 mars.