Ylli televiziv Kim Kardashian, nuk po heq dorë nga ëndrra e saj për t’u bërë avokate. Shokët e pyetën se çfarë mendonte për provimet e shkollës juridike. “Janë jashtëzakonisht të vështira. Fatkeqësisht, nuk kam kaluar ende, por nuk po dorëzohem dhe po përgatitem për të provuar sërish”, u përgjigj Kim. Zeshkania tha se për provimet e vitit të saj të parë në drejtësi, ka mësuar nga 10 në 12 orë në ditë. Ajo kishte 474 pikë dhe i duheshin 560 për të kaluar. Në videon e njoftimit të episodit të ri të ‘Keeping Up With The Kardashians’, Kim u tha motrave Kourtney dhe Khloe se si ajo dështoi në provim. “Vajza, nuk e kalova provimin”, tha Kim.
Ajo gjithashtu shpjegoi se çfarë lloj provimi kishte. “Nëse jeni në një shkollë juridike si unë, e cila zgjat katër vjet në vend të tre të zakonshmeve, pas vitit të parë duhet të jepni një provim që, siç kam dëgjuar, është në të vërtetë më i vështirë se provimi i jurisprudencës”, tha Kim. “Unë jam një dështim”, i tha Kim avokates Jessica Jackson, dhe ajo u përgjigj, “Ti nuk je”. Kourtney e inkurajoi atë me fjalët se babai i tyre do të ishte krenar për të që u përpoq aq shumë. Fansat i shkruan asaj mesazhe mbështetje poshtë një klipi nga shfaqja. “E di sa shumë keni studiuar për të dhe si dikush që dha provimin e drejtësisë, mund të them se kjo nuk është e lehtë. Ka më shumë pyetje dhe më pak kohë për t’i zgjidhur. Është provimi më i vështirë në shkolla juridike”, “Shumë njerëz dështuan atë provim herën e parë që hynë. Mos u dorëzo”, “Ne të gjithë dështuam atë provim”, janë vetëm disa nga komentet e fansave të saj./FrontOnline/