Kilianët kanë votuar bindshëm në përkrahje të rishkrimit të Kushtetutës së vet, që daton që nga koha e diktaturës së gjeneralit Augusto Pinochet, shkruan BBC.
Kur janë numëruar gati të gjitha votat, 78 për qind kanë votuar për “po” në referendumin që ishte thirrur pas protestave masive kundër pabarazisë.
Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, ka përgëzuar votimin paqësor.
“Është fillimi i një rruge që duhet të përshkojmë të gjithë së bashku”, ka thënë Pinera.