Treshja, Butrint Imeri, Kida dhe Ledri Vula, sollën një bashkëpunim me 3 korrik që rezultoi shumë i suksesshëm.
Kënga e titulluar “Dale” padyshim se u bë hit i këtij viti brenda një kohe shumë të shkurt, shkruan GazetaBlic.
Përmes rrjeteve sociale, ata bënë të ditur se kjo këngë ka arritur që në kanalin zyrtar “Youtube” të ketë mbi 50 milionë klikime.