Këngëtarja e njohur, Kida po finalizon një projekt të ri të muzikor.
Artistja përmes një postimi në Instagram ka zbuluar detaje nga kënga e re që pritet të publikohet së shpejti.
Kida ka ndarë një video të shkurtër ka ndarë një pjesë të projektit teksa zbuloi se mban titullin “Leje”.
“Së shpejti, ‘Leje”, ka shkruar Kida sipër postimit ku shihet e veshur me një bluzë korse të kaltër dhe një qafore të trashë ari.
Të shumta ishin komente nga ana e fansave, të cilët presin me padurimi projektet e saj.
Kujtojmë që kënga e fundit është bashkëpunimi me Dafina Zeqirin “Ai me mu so” që sollën në dhjetor të vitit të kaluar.