Kida është nga këngëtaret më të njohura të skenës muzikore shqiptare.
Sot ajo gëzon një sukses të jashtëzakonshëm, por nuk harron kush ishin ata që i dhanë dorën në fillimet e karrierës së saj.
Në vitin 2014 kur ishte vetëm 16-vjeçare, Kida nisi karrierën si këngëtare duke publikuar bashkëpunimin e parë me MC Kreshën me titull ‘’Rikthejmë na’’.
E sot kur ka prapa vetes shumë hite e bashkëpunime të suksesshme, ajo nuk harron artistin që i ndihmoi më së shumti kur nuk e njihte askush.
”Kreshi që ditën e parë”, shkruan Kida në këtë foto që ka postuar me Kreshën në rrjete sociale.