Ende pa filluar mirë sezoni veror, janë paralajmëruar shumë bashkëpunime.
Një nga shumë ato bashkëpunime tashmë është publikuar.
Bëhet fjalë për Kidën dhe Dafinën dhe këngën e tyre “Luje belin”.
Dy artistet e njohura kishin ditë prej kur e kanë paralajmëruar këtë projekt, dhe pas mesnatës është publikuar.
Të dy këngëtarët paraqiten në skenë tepër të guximshme dhe flirtuese.
Kënga nuk është ritmike por është një pop i lehtë, e që flet për fuqinë e femrës për të qenë e pavarur.
Kjo nuk është hera e parë që Dafina realizon këso këngësh të guximshme, ku ka skena që nuk i lënë vend imagjinatës.