×
  • Lajme
  • Lajme

    Kica Xhelili-VV’së: Ai qytetari që e keni llogaritur analfabet, do t’ua kthejë shuplakë fytyrës

    FrontOnline
    28 Shtator 2024

    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka thënë sot se kjo parti do ta luftojë korrupsionin duke filluar nga partia në pushtet, Vetëvendosje, përcjell Gazeta Express.

    Kica-Xhelili tha se LDK-ja është e vetmja parti që është pjesë e EPP-së, apo Partive Popullore Evropiane.

    “Na flisni se si ne, LDK, e VETMJA parti politike anëtarë e EPP (partive popullore evropiane) në Kosovë, nuk qenkemi të djathtë. Mbajeni mend: Hakun ky popull ja nxjerr gjithçkaje. Ai qytetari që e keni llogaritur analfabet, do t’ua kthejë shuplakë fytyrës”, shkroi ajo në një postim në “Facebook”.

    Postimi i plotë:

    Në universin paralel të VV, e majta flet për të djathtën, e zero është baraz me pesë.

    Mbajeni mend – KORRUPSIONIN e keni bërë mjet veprimi, por nuk e keni gjatë. KORRUPSIONIN do ta luftojmë ne, duke filluar nga JU, e të tjerë para jush.

    E ju në vend se të flisni për:

    🔴Mesazhet me Nagipin për tenderë të KEK;

    🔴Për 270 milion euro kontrata ndër tavolinë;

    🔴Ministren që ndryshon rregulla për kunetër;

    🔴Ministra të akuzuar për korrupsion, e deputetë që montojnë procese punësimi;

    🔴Milionët e Martinit e dostave tjerë të Albinit;

    Na flisni se si ne, LDK, e VETMJA parti politike anëtarë e EPP (partive popullore evropiane) në Kosovë, nuk qenkemi të djathtë.

    Mbajeni mend:

    Hakun ky popull ja nxjerr gjithçkaje. Ai qytetari që e keni llogaritur analfabet, do t’ua kthejë shuplakë fytyrës.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti I ka vizituar sot në New York varret e vëllezërve Mehmet e Ylli Bytyqit që u vranë pas luftës...
    Lajme28 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se dikur VV’ja thoshte se veç me ta do të vij ‘Era shtet’, por që sipas...
    Ekonomi28 Shtator 2024
    Statistikat e ASK-së çdo periodë po tregojnë për rritje të çmimeve të produkteve të konsumit. Qytetarët vazhdojnë ta ndiejnë shtrenjtimin dhe i...
    Të tjera
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar “regjimin e vjetër” apo opozitën në vend për përdorimin e parave të pista për të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Në kuadër e Ditës së Boshnjakëve në Prizren janë mbajt shumë aktivitete prej përfaqësuesve të komunitetit boshnjak dhe shoqatave joqeveritare. Në organizimin e...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Kandidati republikan për president Donald Trump ka qenë objektiv i dy atentateve gjatë kësaj fushate. Zëri i Amerikës foli me disa pronarë...
    Lajme28 Shtator 2024
    Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pasi Koordinatorja e VV-së, Dejona Mihali, ka bërë një reagim ndaj kreut të LDK-së, Lumir...
    Lajme28 Shtator 2024
    Edhe pse në vendin tonë ende nuk ka shifra të sakta se sa persona vuajnë nga diabeti, familjarët vazhdojnë të përballën më...
    Lajme28 Shtator 2024
    Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se këtë të shtune, bashkë me policinë kanë marrë pjesë në një operacion kërkimi pasi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.