×
  • Lajme
  • Lajme

    Kica-Xhelili: Sipas VV-së, Haxhiu duhet të votohet veç pse është grua, jo për përgatitjen – po riciklojnë patriarkatin

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas dështimit të tetë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Sipas saj, VV-ja në përpjekje për të mbrojtur kandidaturën e tyre, po “reduktojnë tërë historinë e saj në një fakt biologjik “ajo është grua”

    Kica-Xhelili thotë që sipas VV-së, Haxhiu duhet votuar se është grua.

    “Gratë po kthehen në objekte politike për përdorim retorik, jo subjekte me fuqinë për të udhëhequr në bazë të meritës”, ka shkruar mes tjerash ajo.

    Postimi:

    Përtej analizës politike: Kur gjinia përdoret si mbrojtje, humbin gratë

    Në përpjekjen për të “mbrojtur” kandidaten e tyre për Kryetare të Kuvendit, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, në vend që të theksojnë vlerat dhe kontributin e saj politik, kanë zgjedhur ta reduktojnë tërë historinë e saj në një fakt biologjik: ajo është grua.

    Pra, sipas tyre, duhet votuar – jo për përgatitjen apo lidershipin – por sepse është grua. Në një analizë politike, do të sqaroja të gjitha rrethanat pse Albulena Haxhiu nuk i ka aftësitë e lidershipit apo përgaditjen e nevojshme, por për hir të mesazhit këtu, nuk po hyj në atë analizë.

    Me këtë gjuhë të VV, nën maskën e progresivitetit, po prodhohet një regres i thellë: gratë po kthehen në objekte politike për përdorim retorik, jo subjekte me fuqinë për të udhëhequr në bazë të meritës.

    Në këtë mënyrë, pa vetëdije, këta deputetë po e minojnë vetë pozitën e gruas në politikë. Jo duke e luftuar patriarkatin, por duke e ricikluar atë – në formën më tinëzare: patronizimin e saj përmes mbrojtjes artificiale.

    Historia e grave në politikën kosovare – dhe më gjerë – është një histori e betejës, jo e favorizimit. Ka pasur dhe ka gra që janë ngjitur në majat e shtetit jo për shkak të gjinisë, por pavarësisht gjinisë së tyre. Sepse për to, gratë nuk ishin kuota, por individë me kapacitete, përgatitje dhe integritet.

    Ato nuk kanë kërkuar mbështetje për shkak se janë gra, por sepse janë të zonjat. Sepse kanë ditur, siç thoshte Simone de Beauvoir, se:

    “Nuk lindim gra – bëhemi.”

    Në vend që të instrumentalizohet gjinia, duhet të theksohet puna, karakteri, qëndrueshmëria, vizioni dhe kontributi. Sepse po të ishte gjinia e mjaftueshme, historia nuk do të kishte pasur nevojë për figurat si Madeleine Albright, Angela Merkel, Golda Meir etj.

    Kur politika përdor vlera të mëdha për qëllime të vogla, shkatërron të dyja.

    Në momentin që betejat e grave në politikë degradohen nga vlerat meritokratike në “merita gjinore”, kemi humbur terren. Jo vetëm si shoqëri që pretendon të jetë demokratike, por si njerëz që kërkojnë drejtësi.

    Një grua nuk ka nevojë të mbrohet për shkak se është grua. Ajo ka nevojë të mbështetet për shkak se është e aftë. E prandaj, në këtë rrafsh, një grua që mëton pushtet, duhet të jetë e aftë për të, e jo t’a qaj hallin e mos-pranimit të saj në faktin që është grua.

    Koha është që gratë të mos përdoren si flamuj simbolikë, por të trajtohen si forca reale politike. Sepse përndryshe, nuk është gjinia ajo që po përdoret – por vetë dinjiteti njerëzor.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    KEK përmes një njoftimi për media ka njoftuar se Njësia A3 e Termocentralit Kosova A, është rikthyer në funksion sot në mëngjes,...
    Lajme30 Maj 2025
    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në zyrën e tij zëvendëskomandantin e Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, nënkolonelin...
    Kronika30 Maj 2025
    Policia në Pejë, gjatё muajit maj ka realizuar urdhёresat e gjykatёs ndaj pёrsonave tё kёrkuar. Deri më sot, policia ka arrestuar 61...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar ngërçin politik të Kuvendit. Ai ka vlerësuar se zhbllokimi i ngërçit aktual nuk mund të...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja Duda Balje është lajmëruar nga Shkupi duke publikuar një fotografi me motoçikletë dhe siç duket në shoqërimin e bashkëshortit të saj....
    Lajme30 Maj 2025
    Kurti ia bën për hair kandidaturën për mandat të dytë Bulliqit, “vështirë të gjendet komunë me kaq investime” Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur...
    Lajme30 Maj 2025
    Ekrem Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është i gatshëm që përsëri t’ia mësyjë garës për kryetar të Komunës së Podujevës....
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila pak ditë më parë ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese përmes të cilën këkron...
    Vip30 Maj 2025
    Pa bërë zhurmë e larg syrit të medias, Gjesti dhe Egli po vazhdojnë romancën e tyre edhe pas përfundimit të Big Brother...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.