Kica-Xhelili ka lavdëruar kryetarin dhe sekretarin e Forumit të Rinisë së LDK-së , Paris Gurin dhe Egzon Pacollin që njoftuan për subvencionet që deputetja e VV-së, Fitore Pacolli i dha për vëllaun dhe dajën e saj.
Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Kica-Xhelili thotë se Pacolli dhe Guri “e zhveshen nepotizmin me subvencione”, duke shtuar se këta djemë nuk do të zbrasen nga kallëzimet penale.
“Këta dy djem, janë Parisi dhe Egzoni. I pari kryetar, e i dyti sekretar i Forumit të Rinisë së LDK-së. Këta janë djemtë tanë që zhveshën plotësisht nepotizmin me subvencione. Këta shpërfaqën hipokrizinë e dikurshme të atyre që bërtisnin si “paraja publike duhet mbajtur larg familjarëve”. Këta djem, jo që nuk zbrapsen nga kallëzimet penale, jo që nuk i japin ‘5 pare’ për sulmet e kota të pushtetit, por kam “drojën” që veçse e morën një INFUZION shtesë për t’a demaskuar komplet qeverinë”, ka shkruar ajo. /Front Online/
Postimi i saj i plotë :
“Kqyri Egzon, kur t’na bëjnë kallëzim penal që i nxunëm.”
Këta dy djem, janë Parisi dhe Egzoni. I pari kryetar, e i dyti sekretar i Forumit të Rinisë së LDK-së.
Këta janë djemtë tanë që zhveshën plotësisht nepotizmin me subvencione. Këta shpërfaqën hipokrizinë e dikurshme të atyre që bërtisnin si “paraja publike duhet mbajtur larg familjarëve”.
Këta djem, jo që nuk zbrapsen nga kallëzimet penale, jo që nuk i japin ‘5 pare’ për sulmet e kota të pushtetit, por kam “drojën” që veçse e morën një INFUZION shtesë për t’a demaskuar komplet qeverinë.
Paris & Egzon, na keni mbrapa! PRIJINI BETEJËS KUNDËR KORRUPSIONIT!