×
  • Lajme
  • Lajme

    Kica-Xhelili: LDK nuk ndërron qëndrim, seancat çdo 48 orë janë humbje kohe

    FrontOnline
    23 Prill 2025

    Doarsa Kica-Xhelili, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) në emisionin “Debat Plus” ka diskutuar lidhur me “bllokimin” e Kuvendit.

    Ajo ka thënë se si LDK e kuptojnë të drejtën e partisë fituese që të propozoj kandidatin e saj për Kryetar të Kuvendit të Kosovës.

    “Kjo nuk është kontestuar asnjëherë. Por, duhet ta kuptojmë gjithashtu se partia më e madhe sipas votave ka për detyrim të krijoj konsensus politik në raport me kandidatin që e sjell për tu votuar si kryetar i Kuvendit. Tani nëse nuk ka një marrëveshje të tillë politike, për vlerësimin tonë është humbje kohe që të ftohen seanca çdo 48 orë dhe në mungesë të një marrëveshje të tillë politike ne të kthehemi në ato seanca për një retorik boshe pesë minutshe duke ua humbur kohen të gjithëve dhe të hyjmë në njëfarë përsëritje të kotë dhe të pozicionimeve të njëjta”, ka thënë ajo.

    Tutje ajo është shprehur se nëse nuk ndryshon partia fituese, nuk do të ndryshoj asgjë sepse “ne nuk mund të ndryshojmë qëndrimin kur nuk kanë ndryshuar rrethanat”.

    “Ne jemi parti politike me 20 deputet në Kuvend nga 120 sosh”, ka thënë Kica-Xhelili.

    Ajo ka thënë se mund të ketë parti politike të cilat mund të kenë gatishmëri që të krijojnë konsensus politik në raport me kandidaten Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit të Kosovës por LDK-ja sipas saj nuk e ofron një mundësi të tillë.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur delegacionet ndërkombëtare të cilat do të marrin pjesë në edicionin e tretë të...
    Lajme02 Qershor 2025
    Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, duke vënë në pranga një 37-vjeçar. Albion...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka lëshuar udhëzim për zbatim të detyrueshëm të dispozitave të Kodit të Procedurës...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2025
    Sot do të fillojë Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, forumi...
    Lajme02 Qershor 2025
    Sistemi shëndetësor në Kosovë vazhdon të ballafaqohet me probleme të mëdha. Një nga problemet shqetësuese është edhe ikja e profesionistëve shëndetësorë nga...
    Lajme01 Qershor 2025
    Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për shumicë parlamentare, kjo është dëshmuar 24 herë – kaq ka dështuar Albulena Haxhiu të zgjidhet...
    Vip01 Qershor 2025
    Reperi i njohur, Don Xhon po vjen me një projekt të ri muzikor. Kështu ka njoftuar vet ai përmes rrjeteve sociale, duke...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Në më shumë se 30 qytete të Serbisë, qytetarët po mbahen protesta, me thirrjen e studentëve që po mbajnë bllokadë, duke kërkuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.