Deputetja dhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka thënë se është e papranueshme shifra se 68% e grave në Kosovë janë joaktive në tregun e punës.
Sipas saj Lidhja Demokratike e Kosovës si parti e djathtë që beson në familje, do t’i ofroj mundësi grave për kthim në tregun e punës.
‘’Gratë në Kosovë janë joaktive në tregun e punës në nivel 68%, që është e papranueshme për një vend si Kosova, nuk jemi aq të prapambetur. Shtrohet pyetja pse? Një prej arsyeve është që një nanë sot kur fëmijët e përfundojnë shkollën në ora 12, duhet me shku me marr. Një grua nuk zgjedh a me punu nëse duhet me pagu 400 euro dikënd, për me u kujdes për fëmijën e saj. Ata persona që mendon se nuk po i prek LDK-ja duhet me i dëgju këto çështje, LDK si parti e djathtë që beson në familje, po don më së pari me ofru mundësinë që gratë me u kthy në tregun e punës’’, tha ajo në Rubikon të Klan Kosovës.