×
  • Lajme
  • Lajme

    Kica-Xhelili e ashpër ndaj pushtetit: Shpifin e brohorasin të pavërteta – Shtetin e shohin si trampolinë mashtrimi

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2024

    Doarsa Kica-Xhelili, deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar lidhur me veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që anëtarët e saj gjatë ditës së djeshme ndaluan deputetët e Listës Serbe që të nënshkruhen në Kuvendin e Kosovës për të mos ju humbur mandati.

    Kica-Xhelili ka reaguar ashpër duke thënë se ku ishte VV-ja, gjashtë muaj më parë ku deputetët e Listës Serbe e bënë të njëjtën gjë.

    Deputetja e LDK-së gjithashtu iu ka reaguar VV-së pasi që këta të fundit në orët e vona të natës mbrëmë kanë kërkuar mbajtjen e seancës në Kuvendin e Kosovës.

    Kica-Xhelili ka thënë se VV-së i ka faj bota që shtetin e shohin si trampolinë mashtrimi, hajnie e manipulimi.

    DY SKENARET E MESNATËS

    Para 6 muajsh, salla plenare e Kuvendit nuk funksiononte për shkaqe “teknike”. Mbledhjet, si për zorr, mbaheshin në një sallë që nuk plotësonte asnjë kusht.

    Pikërisht ato ditë, Kuvendi me mbështetje të gjithë VV, caktoi një seancë në atë sallë të vogël – ku Lista Serbe u nënshkrua që të mos e humbiste mandatin. Asnjë fjalë. Asnjë reagim. Asnjë skenar. E gjithë VV, bashkë e bëri këtë të mundur. Në atë sallë që nuk përmbushte asnjë kusht.

    Por dje, ishte ditë tjetër. Ditë e bukur për aktrim. Ditë e besimit të VV që ky popull vërtetë s’merr vesh gjë. Derisa TË NJËJTIT deputetë të Listës Serbe që u nënshkruan para 6 muajsh, dje u ballafaquan me shtirrjen e VV se kësaj radhe, po i ballafaqojnë me “guxim”. Ku ishte ky guxim para 6 muajsh?

    U mbyll perdja e parë!

    Akti i dytë ishte kur VV shpërfaqi urinë nepotiste. Shpërfaqi shpërdorimin e Kuvendit, përçmimin e demokracisë dhe.. thënë butë, neverinë ndaj gjithçkaje njerëzore.

    Paturpësisht krenarë që në orët e natës shkelnin Rregulloren e Kuvendit, për të kontrabanduar e kaluar dhjetëra ligje, caktuar mbledhje një pas tjetrës, deputetët që duhej të ishin përfaqësues të popullit, u shndërruan në marioneta të mesnatës.

    Jo pse kishin bindje, sepse s’kanë. Por, ishin urdhëruar të shkelnin Rregulloren, pa kurrfarë baze, veç sepse munden, teksa krejt këtë përçudnim e shfrytëzonin për të emëruar familjarë në borde. E pastaj, luteshin për pak zhurmë që populli të mos kuptonte çka po bëjnë.

    U mbyll dhe perdja e dytë.

    Nuk i mjaftuan dy akte, dhe u mobilizuan i madh e i vogël që fajin për prezencën e Listës Serbe, t’ia linin, disi, atyre që nuk ishin fare në sallë.

    Si me GJITHÇKA tjetër, këtyra bota i ka faj. I ka faj bota që shtetin e shohin si trampolinë mashtrimi, hajnie e manipulimi. I ka bota faj që skenaret s’po ju shiten më. Prandaj shpifin, çjerren, e brohorasin të pavërteta të cilave përfundojnë duke iu besuar vet.

    E mëkatin e bartë pa faj Kosova. Kjo që s’i pat kujt faj që nuk e njohën, nuk e deshën, e tani ia zhvasin demokracinë nga të gjitha shtyllat e saj sepse e shohin veten mbi të.

    Pastaj befasohen pse në Kosovë s’po ju beson më kush.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çedomir Aksiq për krime lufte në periudhën janar-maj 1999...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur qeverinë në pushtet si qeveri të territ. Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, për FrontOnline, ka komentuar mbi situatën me mbledhjen e tatimit në pronë, duke...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, për të dhënë deklarime lidhur me hetimin për...
    Kronika26 Dhjetor 2024
    Brenda 24 orëve në Kosovë, janë regjistruar 79 aksidente. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 19 aksidente u regjistruan me të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë në Gjakovë, e kjo me rastin e festës së Krishtlindjes. Në një...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës sot nga ora 10:00 do të prezantojnë të arriturat e marrëveshjes...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, për FrontOnline, ka folur për ecurinë e mbledhjes së të hyrave në komunën e tij, duke theksuar...
    Kronika26 Dhjetor 2024
    Një grua ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga vajza e saj. Policia ka bërë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.