×
  • Lajme
  • Lajme

    Kica Xhelili: Abdixhiku do të vendosë nëse do t’i kthejë përgjigje Kurtit, kjo s’ndryshon asgjë në raport me qëndrimet tona për LVV-në

    FrontOnline
    08 Prill 2025

    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili tha se i mbetet kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku të vendosë nëse do t’i kthejë apo jo përgjigje kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, i cili e ftoi në një takim këtë javë.

    Ajo tha se pranimi apo refuzimi i ftesës nga Abdixhiku nuk ndryshon asgjë në qëndrimin e kësaj partie ndaj LVV-së.

    “Sikurse e keni parë, letra i është drejtuar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut dhe rrjedhimisht mbetet te z. Abdixhiku të kthejë përgjigje zyrtare apo të mos kthejë përgjigje zyrtare, në raport se a e pranon një ftesë të tillë për diskutim ose jo. Kjo nuk nënkupton asgjë në raport me qëndrimet tona karshi Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ajo para gazetarëve.

    Kica Xhelili foli për “lëvizje të qëndrimeve” nga akterë “të lidershipit të Qeverisë së Republikës së Kosovës” këto ditë, ndërsa theksoi se qëndrimet e LDK-së në lidhje me LVV-në “kanë qenë edhe ofertë publike për cilindo qytetar”.

    “Vlerësoj se në qoftë se një parti politike në Kosovë e ka shfaqur sheshit një hendek shumë të madh me Lëvizjen Vetëvendosje, hendek ky që u shndërrua më pas në një mur të palëvizshëm pas zgjedhjeve, jo vetëm për shkak të diskursit të kryeministrit të vendit, por në përgjithësi për shkak të mënyrës se si ai ka qeverisur me Republikën e Kosovës në këto katër vite. Prandaj vlerësoj se megjithëse e kemi përsëritur, për mendimin tim, mjaftueshëm gjatë, qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e kuptoj dhe e mirëkuptoj pyetjen tuaj meqë natyrshëm këto ditë po vërejmë shumë lëvizje të qëndrimeve nga akterë të ndryshëm të lidershipit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga fjalët e thëna para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, por kjo nuk qëndron edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Prill 2025
    Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, beson se seancat konstitutive të Kuvendit të Kosovës do të vazhdojnë të dështojnë. Ai para mediave...
    Lajme29 Prill 2025
    Deputeti i VV-së, Hekuran Murati sërish ka akuzuar Opozitën për bllokim të Kuvendit të Kosovës. Ai në hollin e Kuvendit të Kosovës,...
    Lajme29 Prill 2025
    Pasi Albulena Haxhiu dështoi sërish të zgjidhet kryetare e kuvendit të Kosovës, kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari ka njoftuar se seanca...
    Të tjera
    Lajme29 Prill 2025
    Deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati ka thënë se ata nukzbrapsen nga vendimin për ndryshimin e emrit të Albulena Haxhiut për kryetare të...
    Lajme29 Prill 2025
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka vlerësuar se kandidimi i Albulena Haxhut për kryetare të Kuvendit nuk është thjeshtë një bllokim i...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Një “Marsh për Engjëjt” do të mbahet sot në Shkup, i organizuar nga familjet e të vrarëve në zjarrin tragjik në diskoteken...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Furnizimi me energji elektrike u rikthye në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë më 29 prill pasi një ndërprerje masive e rrymës goditi...
    Lajme29 Prill 2025
    Deputeti Asllani nga komuniteti ashkali: Zgjidhja duhet të vijë nga partitë e mëdha, nuk i takon askujt t’i tregojë VV-së kë të...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Partia Liberale e Mark Carney fitoi zgjedhjet kanadeze. Në fjalimin e tij të fitores, Carney u tha mbështetësve: “Presidenti Trump po përpiqet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.