Kiara Tito është një nga konkurrentet e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.
Edhe pse ky ‘reality show’ ka nisur që pak ditë, duket se banorët kanë gjetur menjëherë kiminë me njëri tjetrin duke ndarë momentet e tyre më të ndjera gjatë jetës.
Moderatorja e njohur së fundmi mes lotësh ka treguar periudhën kur la Italinë dhe iu desh të kthehej në Shqipëri për arsye ekonomike.
“Arsyeja pse unë vendosa të kthehesha në Shqipëri ishte sepse Italia në atë periudhë pati një krizë ekonomike dhe prindërit e mi nuk patën mundësinë që të më ofronin shkollën dhe e menduan si opsion më të mirë që të rikthehesha”, u shpreh ajo.
Në vazhdimësi të rrëfimit, prezantuesja u shpreh se në atë periudhë kishte dëshirë të bëhej modele.
“Mora pjesë në një konkurs bukurie dhe aty fitova çmimin Miss Inteligjenca dhe brenda ishte një bursë shkolle. Erdhi si një dhuratë për mua dhe për prindërit e mi”, ka përfunduar bukuroshja.
Ndryshe, 15 personazhe VIP kanë filluar rrugëtimin e tyre 100 ditor duke garuar për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.