Mbrëmë u organizua “dasma” e Luizit dhe Kiarës në “Big Brother VIP Albania”.
Në dasëm u dha edhe puthja e shumëpritur mes tyre.
Pasi mbaroi dasma, çifti tashmë i krijuar kanë folur me njëri-tjetrin.
Teksa po qëndronin në shtrat, Luizi e ka pyetur nëse është penduar për puthjen.
Kiara theksoi se nuk është penduar dhe se e ka ndjerë.
“E ndjeva me shpirt, jo kot momentale”, ka thënë ajo.