Tre prej banorëve që konsideroheshin tashmë një grup brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Luizi, Efi dhe Kiara mbrëmë (e shtunë) u dërguan në nominim.
Nominimi erdhi nga Dea Mishel që iu dha kjo e drejt si privilegj pas fitores së lojës së inteligjencës që u zhvillua gjatë javës.
Kjo gjë ka revoltuar Luizin, i cili ka shpërthyer në ofendime madje edhe kërcënime ndaj saj, gjë për të cilën edhe iu tërheq vërejtja nga produksioni.
Ky nominim solli eliminimin e Efit, ndërkohë pas spektaklit Kiara u mundua që të bënte Luizin të reflektonte për sjelljet e tij.
“Përqendrohu në lojë, bëje lojën tënde por mos arrijë në atë pikë, mblidhe veten se të penalizojnë emocionet, më dëgjo mua, do të më premtosh, mos e penalizo veten se herët a vonë do të thonë mjaft, mos u jep rëndësi asnjërit, kam arritur t’i njoh sa fallco janë dhe u bën bashkë në këtë moment”, ka thënë Kiara.
Kujtojmë që Luizi dhe Kiara pak ditë më parë zhvilluan një ‘dasmë’ në kuadër të lojës, ishte pikërisht momenti i kurorëzimit kur Kiara i dhuroi puthjen e parë Luizit.
Që atëherë dyshja janë pothuajse të pandashëm dhe nuk mungojnë momentet e shumta romantike që ndajnë me njëri-tjetrin.