Çifti i shumëpërfolur i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, kanë pasur disa debate gjatë këtyre ditëve.
Lojërat e Luizit e kanë mërzitur shumë Kiarën. Sidomos pas asaj të fundit me maestro Armaldon që e bëri të urinojë në kovë gjatë sfidës.
Kiara i quan të tepruara këto lojëra të Luizit, ndërsa ky i fundit i thotë se nuk e ka bërë moderatoren pjesë të lojërave të tij. Por, shprehet Luizi, unë kam ardhur këtu për të luajtur dhe do të luaj deri në fund.
Luizi i thotë Kiarës se nëse nuk do që të luajnë le të dalin të dy nga shtëpia e Big Brother.
Kiara: Ka shumë rëndësi mënyra se si ti përfaqëson veten tënde.
Luizi: Se si loz unë, se çfarë i bëj maestros unë, a e hedh në pishinë, a e bëj të urinojë apo të bëjë gjëra të tjera mos ndërhy sepse unë jam duke luajtur. Ose më thuaj hajde ta lëmë lojën e të dalim. Ti nuk do që unë të luaj? Ok eja dalim nga shtëpia, e lë lojën unë. E kam fituar këtë Big Brother, kam fituar Kiarën. Për mua është më e rëndësishme se 30 Big Brother-a bashkë.
Kiara: Po mund ta humbësh dhe shumë kollaj Luiz. Për sa kohë unë vazhdoj të ndihem keq dhe të them që nuk me kupton se çfarë ndiej….
Luizi: Nuk rri dot si Amos unë nëpër shtëpi. Ti më bllokon kur më rri me turinj, e mërzitur. Unë kisha në plan të bëja një megagallatë sot dhe duhet të ndalem se preket Kiara. Falë teje unë u bëra armik me Armaldon.
Kiara: Falë meje? Mbaj përgjegjësi për veprimet e tua.
Luizi: Po. Ti i dhe zë atij. Më nxore zbuluar. Më bërë armiq me të gjithë.