Banorët e Big Brother VIP Albania kanë realizuar The Voice of Big Brother Albania. Pjesë e jurisë ishin Luiz Ejlli, Nita Latifi dhe Armaldo Kollgjeri.
Pjessa tjetër e banorëve kanë interptretuar përpara jurisë, me përzgjedhjet që kishin bërë.
Të qeshura të shumta shkaktoi momenti kur këndoi Kiara Tito dhe komenti që ia bëri Luizi si anëtar i jurisë.
“Unë ka mbi një muaj që e ndjek Kiarën hap pas hapi. E mësova të ec dhe tani siç po e shoh po fluturon. Mua kjo vajza po më lë çdo ditë pa fjalë, sot me zërin por me gjithçka”, tha Luizi, deklaratë kjo që u përcoll me të qeshura nga banorët.