Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito janë dy prej personazheve më të diskutuar të Big Brother VIP Albania.
Ata tash e sa kohë janë në një flirt të hapur, teksa momenti më riomantik mes tyre u shënua në orët e para të së mërkurës, ku në përfundim të spektaklit – Luizi i bëri një befasi Kiarës duke interpretuar për të këngën “Perfect” të Ed Sheeran.
Festa për Kiarën ka vazhdar gjatë gjithë ditës, teksa në orët e mbrëmjes – banorët kanë organizuar një festë në oborrin e shtëpisë.
E nxitur nga Kiara, Luizi nuk ka hezituar që të bëjë “çmendurinë” e radhës për të, duke u hedhur në pushin në mes të ftohtit.
Me të bërë këtë, të gjithë banorët e tjerë kanë brohoritur me të madhe.
Luizi përndryshe mbetet një prej banorëve më të pëlqyer të publikut të BBVA, i cili këtë javë është i nominuarsë bashku me: Oltën, Efin, Ronaldon dhe Kristin – njëri prej tyre largohet të shtunën nga shtëpia.