Ditën e sotme, banorët e “Big Brother VIP Albania”, kanë organizuar emisionin “Shqipëria Live”.
Banorët ishin të lidhur direkt me moderatorët , Ejona Rusi dhe Arion Muça, shkruan lajmi.net.
Të ftuar në panel ishin Kiara dhe Kristi, të cilët kanë folur për dinamikat në shtëpi dhe jetën pas “Big Brother”.
Prezantuesja e pyeti Kiarën se si do të jetë jeta e saj pas këtij formati, ajo sqaroi se do të jetë shumë ndryshe.
“Nuk e di realisht, nuk mund të them që do jetë kështu apo e mendoj kështu. Por, kam përshtypjen pas Big-ut jeta nuk do të jetë ashtu siç ka qenë, kanë ndryshuar shumë gjëra”, u shpreh ajo.
Bukuroshja tutje përmend faktin se ka hyrë e vetme dhe se do të dalë çift, pasi nisi një romancë dashurie me Luizin.
“Unë hyra këtu vetëm dhe po dalë çift, ky është ndryshimi më i madh që nuk e kisha menduar kurrë”, tha Kiara.
Ndryshe, Kiara ka fituar një pushim në Maldive, dhe atë çift.