Luiz Ejlli që nga hyrja në Big Brother VIP Albania ka shprehur një pëlqim ndaj moderatores, Kiara Tito.
Megjithatë, kjo e fundit nuk ia ktheu njëjtë duke shtuar faktin se nuk njihen akoma mirë dhe se do hapësirë për këtë.
E së fundmi, Kiara është futur në rolin e Luizit duke e imituar për mënyrën se si sillet me të.
Në personazhin e tij, prezantuesja e ngacmoi duke i thënë që pa të nuk rri dot as pesë minuta.
Nga ana tjetër, Luizi u fut në rolin e Kiarës, duke theksuar se ka nevojë për hapësirë dhe i kërkoi që t’i lërë gjërat të rrjedhin vetë.
“O çapaçuli im”, i tha Kiara – Luizit, ndërsa i dha një puthje në qafë.
Veç kësaj, të njëjtit janë shfaqur sot në humor të mirë dhe janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrin.