Nita është banorja që para 1 jave hapi kutinë e Pandorës dhe dërgoi në nominim Kristin dhe Qetësorin ose Oltën dhe Kiarën. Vendimi do të merrej nga publiku se cili është çifti që do të dilte të shtunën në televotim. Sipas Top Chanelit 86 përqind kanë votuar që në nominim të shkojnë dyshja Olta dhe Kiara.
Pas këtij momenti Luizi dhe Vis Pupa kanë hedhur dyshim për pjesën e përqindjes së votuesve. Ata kanë dyshuar te produksioni dhe më pas Luizi ka deklaruar se do të dalë bashkë me Kiarën ndërsa edhe Kristi kishte dyshime për votimin.
Kjo pasi javën e kaluar iu kishte thëne se kush ishte me i padeshirueshëm nga publiku do te dalin ne nominim por te martën u tha se është votuar se ke dëshirojnë ta dërgojnë ne nominim koke me koke qe është pyetje komplet ndryshe nga ajo qe u tha ne fillim.
Pas këtij momenti është hapur një sondazh online në grupin Sondazhe në Shqipëri ku kanë votuar rreth 2000 votues.
Nga ky votim 80 përqind kanë votuar për të dalë Olta nga Big Brother. Ky sondazh do vazhdojë deri ditën e shtunë. Mbi 1600 persona kanë votuar që të dal Olta Gixhari të shtunën nga Big Brother ndërsa 380 persona kanë votuar që të dal Kiara.