Disa informacione thonë se Kia do të prezantojë modelin e ri, të gjeneratës së pestë SUV Sportage (me emrin e koduar NQ5) gjatë muajit të ardhshëm. Duhet të theksohet se Sportage i ri do të jetë i disponueshëm me një bazë rrote standarde dhe më të gjatë (versioni i fundit është për tregun kinez), por në të dy rastet me një dizajn të ndryshuar ndjeshëm krahasuar me gjeneratën aktuale.
Sportage NQ5 do të përdorë të njëjtën platformë si Hyundai Tucson më i fundit, dhe pritet lëvizja me rrota të përparme dhe me të gjitha rrotat, marshi manual me 6 dhe 7 shpejtësi me pedale të dyfishtë, interier modern (me panelin dixhital të instrumenteve dhe sistem të ri indo-tainment), si dhe një gamë e pasur opsionesh të fuqisë elektrike (motorë me benzinë dhe naftë, versione të buta hibride, dhe plug-in hibride)./FrontOnline/