Ne besojmë se gjenerata e re e veturave Kia Sportage pritet me padurim nga pronarët e mëparshëm të kësaj veture, por interes shfaqin edhe ata që deri më tani nuk kanë drejtuar fare një makinë Kia.
Edhe pse më parë u përfol se Sportage i ri mund të shihte dritën e diellit gjatë prillit, kjo nuk ndodhi, dhe tani prezantimi i tij është paralajmëruar për qershor të këtij viti. Pra, për fotot zyrtare duket se duhet të jemi akoma të durueshëm. Dhe kur bëhet fjalë për Evropën, nuk ka indikacione kur mund të ketë një prezantim në atë treg dhe fillimin e shitjes së tij./FrontOnline/