KIA shiti 148,571 automjete në Evropë në tremujorin e parë, që është 2.23% më shumë se një vit më parë
Sipas të dhënave të fundit nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA), Kia shënoi rezultatin më të mirë në historinë e saj në tremujorin e parë të këtij viti – në tremujorin e parë, 148,571 automjete u regjistruan për herë të parë.
Kjo është një rritje prej 2,23% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 dhe dukshëm më shumë krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021 kur janë regjistruar për herë të parë 113,812 automjete. Vetëm në muajin mars janë shitur 63,053 njësi, që është 6,9% më shumë se vitin e kaluar. Kjo rritje e mban pjesën e tregut evropian të KIA në një nivel të qëndrueshëm prej 4.6%./FrontOnline/