×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR shënon përvjetorin e 21-të

    FrontOnline
    12 Qershor 2020

    Në orët e para të 12 qershorit 1999, kontingjentet nga shumë shtete hynë në Kosovë nën shenjën e KFOR-it dhe filluan misionin e udhëhequr nga NATO-ja, që sot shënon përvjetorin e 21-të.

    Kosova hyri në një periudhë të re të paqes dhe zhvillimit, gjithashtu falë kontributit të KFOR-it për mjedis të qetë dhe të sigurt si dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë, pavarësisht nga përkatësia etnike e tyre.

    Përmirësimi dramatik i sigurisë në terren ka çuar në zvogëlim progresiv të KFOR-it nga 55,000 trupa sa ishin në vitin 1999 në rreth 3.500 trupa tani.

    Ushtarët nga 27 shtete nën komandën e gjeneralmajorit italian Michele Risi përbëjnë një forcë të fortë, të besueshme dhe parandaluese të cilët e shfaqin të njëjtën frymë, angazhim dhe entuziazëm sikurse pararendësit e tyre.

    Misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar ndërsa KFOR-i mbetet një faktor i domosdoshëm i stabilizimit për të ardhmen e Kosovës dhe për sigurinë rajonale.

    “Besoj fuqishëm se situata stabile nga perspektiva e sigurisë është kusht i domosdoshëm për dialog dhe për bashkëpunim. KFOR-i do të vazhdojë ta japë kontributin e tij për ta kapërcyer situatën drejt një të ardhmeje më të ndritshme për gjeneratat më të reja të Kosovës”, deklaroi gjeneral Risi me rastin e përvjetorit të KFOR-it.

    KFOR-i gjithashtu e përkrahu reagimin ndaj pandemisë COVID-19 në mënyra të ndryshme, duke përfshirë edhe dhurimin e sasive të konsiderueshme të pajisjeve për mbrojtje personale dhe ndihmën me dërgesat e përkrahjes dypalëshe nga shtetet aleate që kontribuojnë me trupa në KFOR, si për shembull, Austria, Italia, Polonia dhe Shtetet e Bashkuara, për shumë komuna kosovare.

    Aftësia e KFOR-it për të kryer operacione në baza ditore nuk është zvogëluar nga virusi, trupat kanë vazhduar patrullimin dhe ekipet ndërlidhëse dhe monitoruese kanë vazhduar me realizimin e aktiviteteve të tyre, duke i ndërmarrë të gjitha masat parandaluese në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.