×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR – Njësia e Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit në Kosovë bëhet me komandant të ri

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    KFOR ka njoftuar se sot është zhvilluar ceremonia e ndërrimit të komandës së Batalionit të Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit, e cila u mbajt në Kampin “Film City” në Prishtinë.

    Në njoftimin e KFOR shtohet se këtë ceremoni e ka drejtuar komandanti i këtij misioni Gjeneral Major Enrico Barduani.

    ‘‘Komandanti në largim, Nënkolonel Giovanni De Santis, ia dorëzoi flamurin e NATO-s Komandantit të ri, Nënkolonel Salvatore Salvaggio – të dy nga Ushtria Italiane 🇮🇹’’, thuhet në njoftimin e KFOR.

    Postimi:

    Komandanti në largim, Nënkolonel Giovanni De Santis, ia dorëzoi flamurin e NATO-s Komandantit të ri, Nënkolonel Salvatore Salvaggio – të dy nga Ushtria Italiane 🇮🇹.

    Gjeneral Major Barduani shprehu mirënjohjen e tij për Nënkolonelin De Santis për udhëheqjen dhe përkushtimin e treguar, duke vlerësuar nivelin e lartë të gatishmërisë dhe profesionalizmit të personelit të njësisë. Ai gjithashtu i uroi suksese Nënkolonelit Salvaggio në detyrën e re.

    KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

    KFOR punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në rolin e vet si reagues të sigurisë.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Prill 2025
    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, për “Front Online” ka folur mbi veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës pas dorëheqjes së...
    Lajme17 Prill 2025
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca e parë për rastin e sulmit në Banjskë, kundër Vlladimir Tolliqit, Bllagoje Spasojeviqit dhe...
    Lajme17 Prill 2025
    Ligji për Qeverinë e Kosovës, i miratuar nga Qeveria e Albin Kurtit në vitin 2022, parasheh se mandati i ekzekutivit përfundon me...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2025
    Arbër Rexhaj nga Lëvzja Vetëvendosje ka deklaruar se nesër do të zgjedhet kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, VV i ka...
    Vip16 Prill 2025
    Katër finalistët e Big Brother VIP Albania 4 – Egli, Gjesti, Rozana dhe Laerti – janë vendosur përballë një sfide interesante gjatë...
    Lajme16 Prill 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për serbin M.A, i cili dyshohet se ka sulmuar pjesëtarë të KFOR-it në...
    Bota/Rajoni16 Prill 2025
    Shqipëria duhet të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian deri në 2027. Kështu deklaroi sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë takimit me...
    Lajme16 Prill 2025
    Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, duke folur për Vetëveneosjen, ajo ju drejtua atyre,...
    Sport16 Prill 2025
    Shtëpia evropiane e futbollit (UEFA) ka dalë me një komunikatë të shkurtër për të sqaruar arsyen e anulimit të penalltisë për Real...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.