Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur sot në takim përfaqësues të KFOR-it zviceran (LMT).
Sipas komunikatës së kësaj prokurorie, Kryeziu ka falënderuar përfaqësuesit për kontributin institucional në ruajtjen e sigurisë, paqes dhe stabilitetit, gjatë përmbushjes së detyrave të tyre.
Më tutje bëhet e ditur se ata janë njoftuar për organizimin dhe funksionimin kushtetues dhe ligjor të Prokurorisë së Prizrenit, me punët sfidat dhe synimet e kësaj prokurorie.
“Gjatë bisedës, përfaqësuesit e KFOR-it zviceran shprehen interes të veçantë për sfidat e prokurorisë, bashkëpunimin me institucionet tjera të drejtësisë, transparencën dhe qasjen e qytetarëve në prokurori. Një tjetër temë kyçe ishte edhe diskutimi për vepra penale specifike si dhuna në familje, veprat penale kundër mjedisit”, vazhdon komunikata.