×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i për dënimet e sulmuesve gjatë protestave në veri: Kemi marrë parasysh vendimet e gjykatës

    FrontOnline
    30 Qershor 2024

    Pas tre muajsh, Nenad Orlloviq, do të jetë njeri i lirë, por shumë ushtarë të KFOR-it që ishin viktima të tij, do t’i bartin pasojat e akteve të “Rusit” për një kohë të gjatë, madje disa gjatë gjithë jetës së tyre.

    Serbit që së voni iu shqiptua një dënim prej vetëm 15 muaj burg, duke iu llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim, nuk i mbeten shumë muaj për ta kryer kohën, gjithashtu nëse e shlyen edhe gjobën prej 12 mijë eurosh.

    Për lartësinë e dënimit të fundit, Dukagjini ka drejtuar pyetje edhe në drejtim të KFOR-it, por të njëjtit, nuk kanë komentuar atë, duke thënë se i kanë parasysh vendimet, përfshirë edhe ato të kaluara.

    “Qëndrimi ynë ka qenë i qartë dhe konsistent gjatë gjithë kohës. Sulmi i 29 majit ndaj trupave të KFOR-it dhe sulmi i dhunshëm i 24 shtatorit në veri të Kosovës në vitin 2023 ishin të papranueshëm dhe përgjegjësit për këto akte dhune duhet të mbajnë përgjegjësi,” thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

    Pas dhunës, NATO ka dislokuar rreth 1000 paqeruajtës shtesë dhe forca të blinduara më të rënda në Kosovë. Ky ka qenë përforcimi më i madh i kontingjentit tonë në Kosovë në një dekadë dhe tregon se NATO është e gatshme të vazhdojë të ruajë një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin tonë 1244 të KS të OKB-së. Kemi marrë parasysh aktgjykimet e deritanishme të Gjykatës në Prishtinë. Për çdo koment të mëtejshëm ju drejtoj tek Institucionet në Kosovë.”

    Por, njohës të sistemit të drejtësisë, nuk hezitojnë të thonë se dënimi, do të duhej të ishte më i ashpër.

    “Duke marr parasysh rrethanat cfarë ka ndodhur situatën atje në veri, që pothajse në mënyrë permanente ka qenë me tensione dhe pothuajse njerëzit e njëjtë i kanë shkaktuar dhe e kanë mbajt gjendjen atje të tensionuar, unë besoj që do të duhej të ishin dënimet më rigoroze ndoshta edhe duhet të dilnin nga praktikat që në rrethana të tjera normale do shqiptoheshin,” u shpreh Fejzullah Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Supreme.

    Hasani tutje shton se vendimi i fundit, por edhe aktgjykimet për të akuzuarit e tjerë, janë të ndikuara nga rrethanat politike, por edhe nga faktori ndërkombëtar, cka sipas tij nuk do të duhej të ndodhte.

    “Këto dënime pak a shumë është ndikuar edhe politika sepse ju e dini që ka pasur reagime të mëdha të mekanizmave ndërkombëtar se pse po i arrestoni, pse nuk është bërë marrveshje me neve dhe nuk kanë qenë të nevojshme arrestimet dhe për mua kanë bërë edhe një lloj kompromisi politik, në atë kuptimin që ata janë shpallur fajtor janë dënuar me dënim aq sa e lejon ligji, dhe karshi faktorit ndërkombëtar me u arsyetu për dënimet që i kanë shqiptuar,” shtoi Hasani.

    Të tre të dënuarit për sulmet e 29 majit në Zveçan, ku mbetën të lënduar mbi 30 pjestarë të KFOR-it, nga goditjet me armë zjarri e mjete të forta, bënë marrëveshje me prokurorinë speciale, duke pranuar fajësinë.

    E sipas ish zv.ministrit të Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, kjo rrethanë, ndikon në ulje të dënimit.

    “Jo rrallë herë të pandehurit apo të dyshuarit e përdorin, duke ofruar gadishmërinë e tyre për të hyrë në marrveshje me prokurorin e shtetit. Në qoftë se ka një marrëveshje të tillë, gjykata mund ta pranojë nëse marrveshja e arritur në bazë të kritereve të përcaktuara qartë në kodin e procedurës penale, dhe natyrshëm i pandehuri një veprim të tillë e bënë në favor të tije,” ka thënë Valdet Hoxha, ish-Zv.ministër i Punëve të Brendshme.

    Arrestimet e disa prej pjesmarrësve të protestave të dhunshme, në Zvecan, u kryen kryesisht gjatë vitit të kaluar.

    Përveç Orloviqit që u dënua u me 15 muaj burgim e 12 mijë euro gjobë, me nga 6 muaj burgim janë dënuar edhe Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq, dënim i cili u është zëvendësuar me gjobë.

    Por të dyshuar, nga dhjetëra që janë të përfshirë në aktete e dhunshme të fundmajit, vazhdojnë të jenë në kërkim, e arrestimet kanë vazhduar edhe gjatë këtij viti, me rastin e fundit që ndodhi në Jarinj, ku u arrestua një i ri serb.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme02 Korrik 2024
    Hisen Berisha nga PDK thotë për “Front Online” se deklarata e kryeparlamentarit Konjufca që në Serbi po përgatiten për sulm ose provokim...
    Lajme02 Korrik 2024
    Arbër Rexha i Lëvizjes “Vetëvendosje” thotë se deklarata e kryeparlamentarit Konjufca se në Serbi po përgatiten për sulm në Kosovë është e...
    Lajme02 Korrik 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka ironizuar me takimin e sotëm të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi me emisarin special të BE-së...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    E djathta e vijës së ashpër në Francë nuk ka qenë kurrë më afër pushtetit pasi fitoi raundin e parë të zgjedhjeve...
    Lajme02 Korrik 2024
    Këshilltarët e presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj Bujupi, Gjenerali Sefer Isufi e ambasadorja Heroina Telaku, kanë marrë pjesë në inaugurimin e presidentit...
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Pavarësisht fushatës intensive, shkolla të caktuara profesionale mbetën me numër të ulët të nxënësve të pranuar për vitin e ri shkollor 2024/25....
    Lajme02 Korrik 2024
    Nesër (3 korrik) do të mbahet ceremonia shtetërore në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta një ditë...
    Sport02 Korrik 2024
    Milani është në bisedime me Chelsean për transferimin e Romelu Lukakut, por sipas Gazzetta dello Sport, dy lojtarë të tjerë të londinezëve janë...
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Komisioni Evropian (KE) njoftoi të hënën paketën e gjashtë të investimeve në kuadër të Planit të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.