×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i dhuron ndihma për Policinë e Kosovës në mbështetje të viktim*ave të d*hunës në familje

    FrontOnline
    18 Mars 2025

    Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Gjeneral Brigade Cahit Irican, së bashku me ekipet turke të Monitorimit të Lidhjes, ekipin e Bashkëpunimit Civil-Ushtarak dhe drejtuesit e Komandës Rajonale Lindje, morën pjesë në një ceremoni dhurimi në Gjilan.

    Në këtë ceremoni u përkujtuan donacionet e KFOR-it për Policinë e Kosovës, të cilat synojnë përmirësimin e dhomave familjare që mbështesin viktimat e dhunës në familje

    Kjo iniciativë siç thuhet, ka për qëllim krijimin e një ambienti më të sigurt dhe më të rehatshëm për rikuperimin e viktimave.

    “Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

    KFOR vijon zbatimin e mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke vepruar në mënyrë të paanshme dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX)”, shkruhet në postimin e KFOR-it në Facebook.

     

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Ka vdekur avokati nga Podujeva, Gëzim Namani. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK’së në Podujevë, Ekrem Hyseni....
    Lajme18 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të hënën në Berlin ka dekoruar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag dhe ish-ministrin...
    Lajme18 Mars 2025
    Ka vdekur Fadil Shishani, veteran i arsimit. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale. Shishani shquhet për kontributin e...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit në Ohër, më 18 mars 2023, ishin dakorduar për...
    Kronika18 Mars 2025
    Dy të mitur janë arrestuar në Gjilan pasi kanë tentuar të kryejnë grabitje në një market. Ata e kanë sulmuar me shishe...
    Kronika18 Mars 2025
    Një burrë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Viti. Policia bën të ditur se në vendin...
    Kronika18 Mars 2025
    Është gjetur pa shenja jete një grua në Gjakovë. Policia ka bërë të ditur se mjeku e ka konstatuar vdekjen e saj ...
    Lajme18 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka nisur bastisje në Zyrat e Kompanisë Ujësjellësi Gjakova. Aty dyshohet për dallavere me tenderë Hasan Krasniqi, ish-kandidat për...
    Lajme18 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Arton Muhaxhiri, për FrontOnline thotë se rritja prej 15% e rrymës do të jetë goditje e rëndë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.