Megjithëse motori V8 që fuqizon Ferrari F8 Tributo konsiderohet si një nga më të mirët e prodhuar në 20 vitet e fundit, akorduesi gjerman Keyvany ka vendosur të shfrytëzojë potencialin e tij dhe të nxjerrë akoma më shumë fuqi.
F8 Tributo fuqizohet nga një motor V8 3.9 litrash, i cili sipas specifikimeve të fabrikës zhvillon 710 kuaj fuqi dhe 770 Nm çift rrotullues, por pas trajtimit të Keyvany ai jep 850 kf dhe 922 Nm çift rrotullues.
Akorduesi përgatiti një sistem të ri shkarkimi dhe rimodeloi njësinë ECU për të çliruar fuqinë shtesë të motorit V8, dhe falë këtyre përmirësimeve, F8 Tributo tani përshpejton nga 0 në 100 km/h në 2,8 sekonda (më parë 2,9 sekonda). Shpejtësia maksimale është 351 km/h krahasuar me atë “standarde” 340 km/h.
Ferrari mori gjithashtu pjesë karboni, duke përfshirë pragjet e dyerve, strehët e pasqyrave anësore, difuzorin e pasmë, spoilerin dhe më shumë, dhe qëllimi ishte rritja e forcës. Gjithashtu, ka rrota të reja aliazh 21/22 inç, dhe pjesa e brendshme përmban karbon dhe lëkurë./FrontOnline/