Aktori i njohur amerikan Kevin Spacey do të duhet të paguajë 31 milionë dollarë dëmshpërblim për kompaninë që prodhoi serialin “House of Cards” në të cilin ai luajti rolin kryesor, pasi u pushua nga puna për shkak të një procesi gjyqësor për ngacmim seksual.
Kompania e prodhimit MRC, e cila qëndron pas serialit hit për intrigat politike në Uashington, kërkoi kompensim për fitimet e humbura, gjë që i atribuohet largimit të aktorit nga seriali pas akuzës ndaj tij për ngacmim dhe abuzim seksual.
MRC deklaroi se pas akuzës, ai pezulloi Spacey nga seriali dhe nisi një hetim të brendshëm sipas të cilit aktori është përgjegjës për aktin e atribuar.
Largimi i aktorit e detyroi kompaninë e produksionit të riorganizonte serialin, gjë që rezultoi në “humbje të konsiderueshme”, shtoi MRC. Skenari duhej të rishikohej për të përjashtuar personazhin e luajtur nga Spacey dhe për të riorganizuar të gjithë sezonin e gjashtë, të reduktuar nga 13 në tetë episode.
MRC nisi procedurat gjyqësore në vitin 2019. Në të njëjtin vit, gjykata hodhi poshtë padinë kundër aktorit amerikan për sjellje të pahijshme dhe abuzim seksual në shtetin amerikan të Massachusetts.
Aktori fitoi dy Oscar, për aktorin më të mirë në filmin “American Beauty” në vitin 1999 dhe për rolin më të mirë dytësor mashkullor në filmin “Duty Guilty” nga viti 1995./FrontOnline/