Kosova, nesër voton për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtunën ka nisur shpërndarjen e materialit të ndjeshëm zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet.
Të dielën në orët e hershme të mëngjesit do të shpërndahet për në qendrat e votimit në mënyrë që në orën 07:00 të mund të fillojë procesi i votimit.
Po ashtu (KQZ) ka mundësuar që votuesit të mund ta kontrollojnë përmes internetit vendin ku do të votojnë.
Në vegzën mund të mësoni se ku do të votoni në zgjedhjet parlamentare, se a është a po nuk është vendvotimi i juaj i njëjtë me zgjedhjet e kaluara.
Gjithçka që ju duhet është të shkruani numrin tuaj personal.
Për më shumë, klikoni KËTU.
Ndryshe sipas KQZ’së, janë gjithsej 1.794.862 qytetarë me të drejtë vote, ndërkaq numri i fletëvotimeve që janë shtypur është 1.617.200 fletëvotime.
Të drejtë vote kanë të gjithë ata qytetarë të cilët janë prezentë në listat e votuese dhe se ato lista përmbajnë jo vetëm votuesit që janë rezidentë në Kosovë, por edhe ata të cilët jetojnë jashtë vendit.
Komisioni Qendror bënë të ditur se në Kosovë janë gjithsej 888 qendra të votimit.