Aktori Evis Pupa është një tjetër personazh brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, i cili me qetësinë e tij ka arritur që të rrëmbejë zemrat e shqiptarëve.
Prej vitesh ai jeton larg Shqipërisë, në Australi, dhe së fundmi gjatë një bisede me këngëtarin Lorenc Hasrama është shprehur i shqetësuar për gjendjen ekonomike në vendin tonë.
Ai është shprehur se nuk ka arsye që të jetosh në Shqipëri për aq kohë sa nuk paguan dot faturat.
“Dhe të jesh i detyruar se në fund fare nuk paguan dot faturat. Te jesh i detyruar të shkosh në një vend tjetër edhe të bësh një punë fare normale, dhe ti i siguron të ardhurat, kurse këtu duke bërë maksimumin tënd këtu nuk i siguron dot. E si ta dua unë, kushdo qoftë kush drejton dhe kush i bën këto lloj politikash. Si të më bëjë përshtypje mua, po s’dua të di fare a jan gjall a janë vdekur. Ka njerëz që nuk sigurojnë ilaçet”, tha Pupa.