Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se në Prishtinë, rrugët “Abdullah Tahiri”, “Maliq Pashë Gjinolli”, “Shefqet Zeka” dhe një pjesë “Ilir Konushevcit”, kanë mbetur pa energji elektrike.
Kjo ka ndodhur për shkak të mbingarkesës në trafon Emin Duraku.
“Kabllot nëntokësore janë dëmtuar në masë të madhe, ku për pasojë aktualisht rrugët e lartcekura janë pa energji elektrike. Ekipet po punojnë maksimalisht që sa më parë të sanojnë dëmin dhe të ri kthehejnë furnizimi me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.