Është publikuar lista me kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputetë, raporton Express
Të mërkurën ka përfunduar numërimi i të gjitha votave, sipas të cilit, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 58 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Në listën e VV’së është edhe Shqipe Mehmeti-Selimi, gruaja e ish-shefit të Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimit.
Ajo në listën e VV’së kandidoi me numrin 10, të cilin numër tradicionalisht e mbante burri i saj, Rexhep Selimi, që njihej në luftë me nofkën 10-shi’.
Zonja Selimi ka arritur të marrë 18 mijë e 522 vota, duke u renditur në 20 personat më të votuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.